Operacioni “Gropa”, sekuestrohen mbi 50kg heroinë

Në kuader të Operacionit “Gropa” pas hetimeve intensive u konfiskuan edhe mbi 50 kg tjera heroinë.
Sipas planit operacional janë realizuar dy kontrolle në fshatin Doganaj të Ferizajit, kontrolli i parë është kryer në një depo, objekt përcjellës i shtëpisë së të dyshuarit V. N, ku nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Ndërsa kontrolli i dytë është kryer në një shtëpi të pabanuar, e demoluar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dy thasë najloni, në brendësi të të cilëve kishte thasë të letrës, të mbushur me substancë pluhur, ngjyrë kafe, e dyshuar për narkotikë të llojit Heroinë.
Sipas Policisë, thasët dhe substanca janë të ngjashëm me ato të konfiskuara më datë 23.05.2022, në operacionin e koduar “GROPA”.
Në cilësinë të provave materiale, janë konfiskuar: Thes letre, ngjyrë kafe, e mbushur me substancë pluhur, ngjyrë kafe, e dyshuar për Heroinë ( bazë e Heroinës ), me peshë 25.40 kg.
Operacionit “Gropa” i realizuar muaj më parë kishte vënë në pranga 15 persona, ishin konfiskuar edhe 67.71 kg heroinë./21Media

Back to top button