Operohet Papa Françesku

 
Papa Françesku ka përfunduar me sukses operacionin në spitalin “Gemelli” të Romës.
Operacioni në zorrën e trashë, ishte i planifikuar prej kohësh. Sipas mediave italiane, mjeku që ka operuar Atin e Shenjtë ka thënë se ndërhyrja ka shkuar mirë, ndërsa buletini mjekësor pritet të dalë mëngjesin e së hënës.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane gjithçka ka shkuar më së miri dhe Papa pritet të qëndrojë në spital edhe pesë ditë. Kjo ndërhyrje sipas mediave është kryer në fshehtësi të plotë, e dijeni për këtë kanë pasur vetëm mjekët dhe vetë Papa

Back to top button