Palmer: Marrëveshja për asociacionin duhet të zbatohet (Video)

“Padia ndaj Serbisë për gjenocid – nuk do t’i kontribuoj zgjidhjes së problemeve midis dy vendeve”
Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer në një intervistë ekskluzive për RTV21 tha se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumice serbe është obligim të cilin e kanë marrë institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë! Ai tha se Kosova duhet të gjejë mekanizma që atë ta zbatoj duke respektuar kushtetutën e saj.
Sa i përket padisë së paralajmëruar të Kosovës për gjenocid kundër Serbisë, Palmer tha se një qasje e tillë nuk do t’i kontribuoj zgjidhjes së problemeve midis dy vendeve. Shkëpusim thekse nga kjo intervistë të cilën e zhvilloi kolegu Fatmir Aliu./21Media
 

Back to top button