OPINIONE: A duhet të jetë Kosova pjesë e Ballkanit të Hapur?!(Video)

Ibrahimi: Ballkani i Hapur po kundërshtohet për poena politikë në Kosovë.- Raci:Pa njohjen e Serbisë Kosova nuk duhet të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur.-Sadiku: Nuk janë pjekur kushtet që Kosova të jetë pjesë e kësaj iniciative
Edhe analistët në Kosovë kanë ndarë qëndrimet rreth pjesëmarrjes së Kosovës në nismën Ballkani i Hapur. Një pjesë e tyre thonë se fillimisht Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës meqë në të kundërtën nuk do të ishte palë e barabartë në tavolinën e Ballkanit të Hapur. Ndërkohë, një pjesë tjetër e tyre mendojnë se kundërshtimi i kësaj nisme nga përfaqësuesit politikë në vend po bëhet për përfitime politike.(Përgatiti: Burim ZARIQI ,Kamera: Alban ISMAILI)./21Media

Back to top button