Opinione: Konflikti Ukrainë-Rusi dhe ndikimi në Kosovë
Rusia po pretendon se ka informacione që persona nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina janë vendosur në rajonin e Donbas të Ukrainës. Një gjë të tillë po kundërshtojnë ekspertët e sigurisë, duke thënë se kjo është propagandë për të neutralizuar veprimet e mercenarëve rusë. Po ashtu, ata kërkojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme që të reagojnë dhe kundërshtojnë një akuzë të tillë.