OPINIONE: Marrëveshja finale me Serbinë, sa afër e sa larg…

Spahiu: Qarqet diplomatike optimiste për marrëveshje finale Kosovë-Serbi.- Muhaxhiri: Asnjëherë nuk ka pasur interesim më të madh të ndërkombëtarëve për dialog
Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, thotë se qarqet diplomatike dhe politike në ShBA dhe Bashkim Evropian janë optimiste se brenda vitit të ardhshëm do të ketë një marrëveshje finale, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, ai thekson se Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranojë asnjë zgjidhje gjysmake që nuk garanton normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke. Edhe analisti Artan Muhaxhiri, thotë se ndërkombëtarët asnjëherë nuk kanë qenë më të interesuar që sa më parë të përfundoj procesi i dialogut./21Media

Back to top button