Krasniqi: Qeveria për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokëulur
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi pas vendimit të SBASHK-ut për suspendimin e grevës, ka shprehur shqetësimin e tij mbi trajtimin që Qeveria e Kosovës po ua bën mësimdhënësve, teksa ka kërkuar plotësimin sa më të shpejtë të kërkesave të tyre.
“Në kohën kur nxënësit do të shkojnë kokëlartë në shkollë, Qeveria e Kosovës, përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar. Megjithatë, duhet ta rikujtojmë se, përtej propagandës, mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë. Por, ata meritojnë edhe trajtim të drejtë që e ruan dinjitetin e tyre. Prandaj, kërkesat e tyre, me apo pa grevë, duhet të adresohen dhe të plotësohen sa më shpejt”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që, SBASHK-u të shtunën ka dalë me vendim për suspendimin e grevës deri në janar, duke thënë se vazhdon të qëndrojë prapa kërkesës për 100 euro shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave./21Media