Opozita akuzon mazhorancën për kapjen e institucioneve të pavarura
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, thotë se ligjet po përfundojnë në Gjykatë Kushtetuese për shkak të dekonstruktivitetit të opozitës e cila sipas pushtetit tashmë e ka bërë këtë gjykatë një instrument të saj. Deklaratat e përfaqësuesve të kësaj partie pasuan dërgimin për herë të dytë në Kushtetuese të Ligjit për Zyrtarët Publik me gjithë ndryshimet e bëra. Opozita dhe shoqëria civile vlerësojnë se me mos hartimin e duhur të ligjeve pushteti ka tendencë për kapjen e institucioneve të pavarura gjë e cila mohohet nga pushteti.
Jo rrallë herë Gjykata Kushtetues gjatë mandatit të Qeverisë aktuale ishte adresë e ligjeve të ndryshme. Për herë të dytë në këtë gjykatë së fundmi përfundoi Ligji për Zyrtarët Publik me gjithë ndryshimet e bëra në të.
Përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, akuzojnë opozitën se më dërgimin e ligjeve në kushtetuese po tentojnë ta pengojnë punën e Qeverisë.
Sipas deputetit, Artan Abrashi, opozita tashmë e ka bërë Gjykatën Kushtetues instrument të saj.
“Thelbi është tek dekonstuktiviteti i opozitës me aq s’ jam i informuar në këto tetë legjislatura të Kuvendit s’ka ndodh asnjëherë që në këto përmasa të atakohen ligjet e bëra ne kuvend me gjykatë kushtetues e nga ana e opozitës edhe kur kemi qenë në opozitë kemi dërgua ligje ne gjykatë por veten tre ligje kemi dërguar…këta përveç ligjeve qe rregullojnë gjerat e përditshme kane shkuar deri atë pikë që gjykatën kushtetues tashmë e kanë bërë instrument opozitar ne betejën tyre kundër pushtetit prandaj ky degradim i një institucioni kredibil në një instrument opozitar kundër pushteti është për keqardhje dhe se nuk ekziston asnjë arsye tjetër për dërgimin e ligjeve ne kushtetuese përpos faktit qe dëshirojnë ta pengojnë punën dhe rezultatin e qeverisë”, tha Abrashi për rtv21.
Opozita dhe shoqëria civile ndërkaq vlerësojnë se pushteti me qasjen e tillë në ligje ka tendencë për kapjen e institucioneve të pavarura.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, thotë se ligjet që harton Qeveria janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe si të tilla po përfundojnë në Gjykatë Kustetuese.
“Problemi qëndron tek logjika qeverisëse cila ligjet të cilat i sjell janë në kundërshtim të plotë me kushtetutën dhe ne duhet të jemi gardian ta mbrojmë kushtehsumerinë dhe ligjshmërinë dhe te drejtat e punëtorëve në administratën publike. Ka pas vërejtje ky ndryshimet e kërkuara nuk ishin përfillura dhe jemi detyruar te njëjtin te dërgojmë ne gjykatë dhe presim vendim meritor. Kemi thënë qe është një pushtete që funksion me logjiken inatqore të aftësisë të keq menaxhimit por tendenca është për kapjen e institucioneve të pavarura”, tha Zemaj.
Edhe në Institutin Demokratik të Kosovës thonë se një ndër arsyet që ligjet po përfundojnë në Kushtetuese është mos hartimi i duhur i tyre.
“Se pari mospërgatitje e draftimit të duhur dhe moskonsiderimit të komenteve të ndërkombëtareve e shoqërisë civile…Besoj se nuk po duan vërehet qartë se ka një tendencë për ndërhyrje apo kapje të shërbimit civil sepse është instituti i pavarur”, tha Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Opozitës dhe shoqërisë civile iu kundërpërgjigj deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi.
“Gjitha janë marrë parasysh edhe pse as qeveria as kuvendi s’janë të obliguara ti marrin parasysh arteret e jashtëm pir i kemi marrë mirëpo prb është tek destuktiviteti i opozitës . Absolutisht jo, s’kemi tendenca për kapje”, tha Abrashi për rtv21.
Më 30 tetor të këtij viti shumica parlamentare miratoi ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë pasi Gjykata Kushtetuese kishte shpallur të pavlefshme disa nene të këtij ligji, duke e obliguar Kuvendin t’i bënte ndryshimet e nevojshme.
BE-ja kishte shprehur keqardhjen për dështimin e Kosovës për të inkorporuar rekomandimet në tre projektligje vendimtare, ndër ta edhe për atë për Zyrtarët Publikë./RTV21/21Media