Opozita kërkon revokimin e vendimit të ZRRE-së

Partia Demokratike e Kosovës, e mbështetur nga partitë e tjera opozitare, në seancën e sotme të Kuvendit kërkoi mocion procedural për ta futur në rend të ditës pikën për të diskutuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtim të energjisë elektrike, si dhe për ta revokuar këtë vendim të ZRRE-së.
PDK-ja tha se do të kërkojnë edhe shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

Ndërsa, Mimoza Kusari-Lila nga Vetëvendosje tha se ZRRE-ja ka hapur diskutim publik për t’i marrë komentet që do të ndihmonin në zgjidhjen e situatës me energji elektrike, por asnjë nga partitë opozitare nuk ka dërguar komente, shkruan rtv21.tv
Ndërkaq, Besnik Tahiri nga AAK-ja tha se vendimi i ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës është lajm i keq për qytetarët. Ai tha se ky çmim do të ketë efekt zinxhiror të rritjes së çmimeve.
“Jemi në pajtim që të votohet një rezolutë, e cila do të revokonte vendimin e ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike”, shtoi Tahiri. Ai reagoi edhe ndaj Mimoza Kusari-Lilës dhe tha se kanë dërguar komentet në ZRRE-së.

Ndryshe, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar sot vendosjen e bllokut tarifor në 800 Kw. Konsumatorët që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 centë më e larta dhe 6 centë më e lira./21Media

Back to top button