PDK e LDK e lëshuan sallën e Kuvendit
Partia Demokratike e Kosovës-PDK dhe Lidhja Demokratike e Kosovës-LDK e lëshuan sallën e Kuvendit, sepse Vetëvendosje nuk mori pjesë në votim të mocionit procedural për ta futur në rend të ditës debatin për vendimin e ZRRE për shtrenjtim të energjisë elektrike dhe kështu nuk pati kuorumit për vendimmarrje.
Seanca po vazhdon me pika të mbetura nga seancat e kaluara, momentalisht nuk ka kuorum në pjesëmarrje, AAK-ja është në sallë, por nuk po merr pjesë në votim.
Ndryshe, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar sot vendosjen e bllokut tarifor në 800 Kw. Konsumatorët që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 centë më e larta dhe 6 centë më e lira./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?