Opozita kundër Projektligjit për pagën minimale

Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot në seancën e Kuvendit e ka prezantuar projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.
Gjatë diskutimeve për ngritjen e pagës minimale në vend nuk janë pajtuar deputetët e partive opozitare PDK, LDK dhe AAK.
Nga grupi parlamentar PDK, Mërgim Lushtaku ka thënë se këtë projektligj nuk do ta votojnë pasi sipas tij është shkelur përcaktimi i pagës minimale si në kategorinë e veteranëve të luftës dhe personat me aftësi të kufizuar.
Nga LDK, Avdullah Hoti ka thënë se ky projektligj për mënyrën se si është shkruar është njëra nga ligjet më të pakuptimta.
Sipas Hotit kur vendoset paga minimale bëhet ruajtja e një kategorie të personave që marrin një pagë të ultë.
Deputeti i LDK-së tha se mënyra se si është shkruar ky ligj nuk arrin qëllimin për barazi sociale.
”Jo vetëm të konsumohet dialogu publik, por të arrihet një dakordim. Në këtë nen hiqet lidhja e pagës minimale me përfitimet që marrin veteranët e luftës. Ka pas një arsye të madhe pse janë lidh këto dyja. Përfitimi që marrin si pension të veteranit të luftës, është si burim i të ardhurave dhe rrjedhimisht është lidhur me pagën minimale. Nuk mund ta rrisësh pagën minimale dhe veteranit jo. Ligji ose duhet të tërhiqet ose duhet me shumë seriozitet të rishqyrtohet”, ka thënë Hoti.
Edhe Bekë Berisha nga AAK-ja tha se janë kundër këtij projektligji.
Berisha u shpreh se kategorinë e veteranëve të luftës në këtë projektligj e shohin shumë diskriminuese./21Media

Back to top button