Opozita pritet ta dërgojë në Kushtetuese vendimin e presidentes Osmani

 
Presidentja Vjosa Osmani shumë shpejtë pritet të përballet me Gjykatën Kushtetuese për vendimin e saj për shkarkimin e Valdete Dakës nga posti i kryetares së KQZ-së. PDK-ja e mbështetur edhe nga një pjesë tjetër e opozitës tashmë kanë deponuar nënshkrimet për këtë nismë. Por,përfaqësuesit e pushtetit besojnë se vendimi është marrë sipas dispozitave ligjore. Ndërsa, në Institutin e Kosovës për Drejtësi vlerësojnë se ndaj presidentes mund edhe të iniciohet procedura e shkarkimit nëse gjendet shkelje e rendë e Kushtetutës. (Përgatiti: Burim Zariqi,
Kamera: Kushtrim Rrmoku)./21Media


Back to top button