Opozita pro marrëveshjeve me rëndësi financiare

Me 35 minuta vonesë ka filluar seanca e Kuvendit, e cila ishte paraparë të fillonte në ora 10:00.
Seanca nisi me shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”.
Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka deklaruar se qëllim i këtij amandamentimi është që të mundësohet rialokimi i një shume për ndërrimin e filtrave të termocentralit Kosova B.
Gjithashtu u shqyrtua Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”,
Në Kuvend ende nuk është kuorumi i nevojshëm prej 80 votave, për t’u bërë votimi i këtyre marrëveshjeve./21Media

Back to top button