Vrasja e 8 vjeçarit në Fier, marshimit në Tiranë iu bashkua edhe kryetarja e Kuvendit

Aktivistë të shoqërisë civile po marshojnë sot në Shqipëri kundër dhunës ndaj fëmijëve. Marshimi nisi nga sheshi “Skëndërbej” për tu zhvendosur para Kuvendit.
Ky organizim vjen si revoltë ndaj ngjarjes së rëndë në Fier që tronditi opinionin, ku Mateo 8 vjeçar u vra nga fqinji i tij, Klodian Çalamani.
Marshimit iu bashkua dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila apeloi për më shumë ndërgjegjësim për të reaguar dhe raportuar në kohë.
“Duhet të ngejmë zërin në kohën e duhur, të raportojmë në kohën e duhur për të parandaluar sa të mundemi fenomene të tilla. Si institucion ne po bashkëpunojmë, kemi propozime që kanë ardhur për krijimin e regjistrit kombëtar të dhunuesve. Parlamenti do të punojë, do ta përdorë këtë moment për të involvuar të gjithë grupet e interesit që të kemi një proces shterues për të mundësuar nga pikëpamja ligjore dhe për ta adresuar këtë moment. Nuk mjaftojnë vetëm ligjet, ligjet duhet të zbatohen dhe duhet një ndërgjegjësim komunitar që mos të ndodhemi para ngjarjeve makabre si ajo e Fierit”, tha Nikolla./oranews

Back to top button