Opozita sërish nuk lejon rifillimin e seancës në Kuvend

Partitë parlamentare opozitare nuk lejuan rifillimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite ishte shqyrtimi i projektligjit që mundëson tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti.
Disa deputetë të PDK-së dhe AAK-së ishin pozicionuar te foltorja dhe nuk po largoheshin duke pamundësuar kështu rifillimin e seancës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca, i ka ndërprerë punimet e seancës të së enjtes, duke i shtyrë për javën e ardhshme.
Konjufca ka thënë se bllokimi i seancës nga opozita është i paarsyeshëm, pasi protesta e veteranëve nuk ka lidhje me atë që do të zhvillohej në seancë.
Bllokim të seancës parlamentare nga opozita ka pasur sot dy herë gjatë ditës, pasi nuk ka kushte normale derisa para Kuvendit po protestojnë veteranët me kërkesën për përfshirje në rritjen e pagës minimale./21Media

Back to top button