Zelensky u kërkon liderëve të BE-së që të godasin Rusinë me më shumë sanksione

Një konferencë për media që përfshin liderët e Ukrainës dhe katër vendeve të Bashkimit Evropian është mbajtur sot në Kiev.
Pritësi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se pushtimi i Rusisë përbën agresion kundër të gjithë Evropës, transmeton rtv21.tv.
Zelensky shton se sa më shumë armë të marrë Ukraina nga vendet perëndimore, aq më shpejt do të jetë në gjendje të çlirojë tokat e saj të okupuara.
Ai thotë se ka folur për mundësinë e sanksioneve të mëtejshme kundër Moskës me mysafirët e tij: liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë./21Media

Back to top button