Kaloni te përmbajtja kryesore

Canaj: PDK e ka pasur Bedri Hamzën, nuk e di nëse ende e ka

(Lajm i përditësuar)

Canaj: PDK e ka pasur Bedri Hamzën, nuk e di nëse ende e ka

Analisti Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të dominojë skenën politike për shkak të mungesës së një alternative bindëse nga opozita.

“Albin Kurti fiton sepse nuk ka kush e mund. Nëse nuk është një figurë publike që di të ndërtojë besim me qytetarët, nuk mund të presësh ta rrëzosh Albin Kurtin”, deklaroi ai.

Duke folur për Partinë Demokratike të Kosovës, Canaj u ndal te pozita e kryetarit të saj, Bedri Hamza, për të cilin tha se e ardhmja në krye të partisë mbetet e paqartë.

“PDK e ka pasur Bedri Hamzën, nuk e di nëse ende e ka. Në shtator i ka zgjedhjet e partisë dhe posti i kryetarit është i hapur. Të shohim kush vjen”, u shpreh Canaj.


Canaj: LVV i ka ofruar PDK-së kryetarin e Kuvendit dhe pesë ministri

Analisti Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se në skenën politike po qarkullojnë pretendime për një ofertë të mundshme të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndonëse theksoi se nuk mund ta konfirmojë vërtetësinë e tyre.

Canaj tha se, sipas informacioneve që po qarkullojnë, LVV dyshohet se i ka ofruar PDK-së postin e kryetarit të Kuvendit dhe pesë ministri, por shtoi se bëhet fjalë vetëm për spekulime.

“Kam përshtypjen që përgjigjen e ka dhënë PDK. Ata e dinë që Albin Kurti nuk i ofron. E thashë në bazë të asaj që po flitet, se LVV i ka ofruar kryetarin e Parlamentit dhe pesë ministri. Po flas për atë që qarkullon, mund të jetë spekulim”, deklaroi Canaj.


”Opozita s’ka “kaqik as dije” Canaj

Analisti Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka kritikuar opozitën, duke vlerësuar se asaj i mungojnë vizioni dhe kapaciteti për të ndërtuar një kauzë politike që do t’i ofronte alternativë qytetarëve.

Canaj tha se problemi kryesor i partive opozitare është mungesa e angazhimit për ndryshim, duke shtuar se ato janë të fokusuara vetëm në ruajtjen e pozitave që kanë.

“Opozita s’ka kaqik, as dije sa për të ndërtuar një kauzë duhet dije. Nuk kanë ndonjë hall tjetër. Problemi i vetëm është se duan të kënaqen me ato pozita që i kanë dhe nuk i lëshojnë”, deklaroi Canaj.

Sipas tij, opozita nuk ka arritur të ofrojë një projekt të qartë politik që do të mund të sfidonte pushtetin dhe të fitonte besimin e qytetarëve.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button