Opozita sot bllokon rrugët

Protestë pa lejen e policisë

Në Shqipëri partitë opozitare do të protestojnë për një orë duke bllokuar trafikun rrugor kombëtar.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha nga çadra e opozitës se do të jetë një sakrificë e vogël por, një dhuratë e madhe për Shqipërinë e Re.

“Bashkohemi të bllokojmë të keqen me këtë paralajmërim për t’i hapur rrugë të mirës për çdo shqiptar duke larguar e mundur drogën, krimin, qytetarëve, të drejtën për të zgjedhur me votë të lirë dhe të ndershme”, tha Basha.

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shqipërisë tha se nuk është dhënë leje për këtë protestë.

Sipas tij zhvillimi i protestave apo edhe i tubimeve të tjera në rrugët kryesore kombëtare, duke bërë bllokimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, përbën një cenim të rëndë të rendit publik. Asnjë shkak ligjor dhe asnjë motiv tjetër me interes publik nuk e justifikon zhvillimin e kësaj proteste në këtë mënyrë.

Policia bëri thirrje që qytetarët të mos bien pre e thirrjeve që synojnë kaos, konflikt, destabilizim.

Back to top button