“Opozita ta ftojë Kurtin për të raportuar për çfarë u diskutua në Bruksel”

 
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) sonte u shpreh se i kanë bërë thirrje Kuvendit që të ftojë Kryeministrin Albin Kurti para se ai të shkojë në Bruksel për të raportuar në Kuvend për çfarë do të flasë në Bruksel.
Ajo tha qe shpreson që opozita ta ftojë Kurtin për të raportuar për atë mbi çfarë është diskutuar.
Ndryshe, dje pas një kohe të gjatë, Kosova dhe Serbia iu kthyen tavolinës së bisedimeve për procesin e dialogut në mes të dy shteteve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Pala kosovare pranë palës serbe paraqiti katër propozime, të cilat u kundërshtuan nga përfaqësuesit e Serbisë./21Media

Back to top button