Berisha: Sikur vetëm një të mbetet në PD, unë do të jem…

 
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, së fundmi ka publikuar një video nga 25-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike, përmes së cilës dha mesazhin se do të qëndrojë deri ditën e fundit në këtë forcë, edhe sikur të mbetet vetëm një person.
“Sikur 1000 të mbesin, do të mbetem njëri prej jush, sikur 100 të mbeten, do mbetem një prej jush, sikur vetëm një të mbesë, do të mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike”, u shpreh Berisha, shkruan vizionplus.
Ky mesazh vjen pak kohë pasi SHBA e shpalli Sali Berishën “non grata”, pas akuzave për korrupsion.

Back to top button