Orban: Këtu jemi për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit me Bullgarinë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, këtë mëngjes ka folur për radion hungareze “Koshut”, përcjell TV21. Orban tha se këtu është për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në zgjidhjen e problemit me Bullgarinë.

“Duhet të jem shumë i kujdesshëm në shqiptimin e Maqedonisë së Veriut, që të mos ketë asnjë problem ndërkombëtar”, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban në një intervistë për radion hungareze “Koshut”.

“Dikur ky shtet quhej Maqedoni, por për shkak të problemit me grekët, ata duhej të ndryshonin emrin në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe unë duhet të jem shumë i kujdesshëm që ta formuloj kështu, që të mos lindë asnjë problem ndërkombëtar”, tha Viktor Orban – kryeministër i Hungarisë.

Orban tutje theksoi se Hungaria si kryesuese e Bashkimit Europian, ka vlerësuar se duhet të vizitojë vendet që janë në pozitën më të vështirë sa i përket anëtarësimit në BE dhe t’i ndihmojmë në zgjidhjen e konflikteve ekzistuese.

“Dhe tani ka një mosmarrëveshje me Bullgarinë, e cila po bllokon procesin e anëtarësimit të tyre në BE. Për shkak të debateve rreth pozitës të minoriteteve, Hungaria si kryetare aktuale e BE-së, ne e konsideruam të detyrueshme që të vizitojmë ato vende që janë në pozitën më të vështirë sa i përket anëtarësimit në BE dhe t’i ndihmojmë në zgjidhjen e konflikteve ekzistuese. Kjo është një nga arsyet pse jam këtu. Por ka edhe një arsye më të rëndësishme, kemi çështje të tjera, të cilat janë të rëndësishme, ajo është çështja e migrimit”, u shpreh Orban./TV21

Back to top button