Orë vendimtare për Ardon Jasharin, gati “sakrifica” për Milanin

Ardon Jashari po shtyn me të gjitha mënyrat për t’u transferuar te AC Milan. Mesfushori i Club Brugge, i cili ka qenë jashtë skuadrës dhe stërvitet veçmas, është i vendosur të mos pranojë asnjë ofertë tjetër përveç asaj të kuqezinjve.

AC Milan po përgatit një ofertë përfundimtare prej 35 milionë eurosh plus bonuse, me shpresën që Brugge të pranojë, pasi kërkesa e belgëve mbetet rreth 40 milionë euro. Puna e Igli Tares dhe autorizimi nga CEO Giorgio Furlani kanë rritur ndjeshëm optimizmin e klubit italian për mbylljen e marrëveshjes.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Jashari është gati të ulë pagën e tij në sezonin e parë, edhe pse ka marrëveshje për 2.5 milionë euro në vit, vetëm që të realizohet transferimi te Milan. Nervozizmi i lojtarit është rritur ndjeshëm këto ditë, ndërsa ai pret miratimin e fundit nga Brugge.

Back to top button