Organizata “Konsumatori” ngrin aktivitetet përkohësisht

Kryetari i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka njoftuar se kjo organizatë ka ngrirë aktivitetin e saj.
Përmes një njoftimi në Facebook, Kaçaniku ka thënë se për katër vjet me radhë nuk kanë marrë donacion nga askush dhe se njëra nga arsyet pse është shpallur moratoriumi është kjo.
“OJQ KONSUMATORI ka vendosur të shpallë moratorium të përkohëshëm mbi aktivitetet, mbi punën dhe angazhimet. Arsye e parë për një vendim të tillë është ana materiale. Për katër vite angazhime OJQ KONSUMATORI nuk e gëzoi asnjë donacion nga askush, as nga ata të cilët i obligon Ligji për mbrojtjen e konsumatorit, as nga ata që kanë mandatin e votën e konsumatorit, nga askush?! Për katër vite u (vetë)finansuam nga xhepat tanë. Nuk na dhimbsen paratë, na dhemb mentaliteti. Do të fillojmë t i besojmë njëri tjetrit?”, ka shkruar Kaçaniku në Facebook.
Sipas tij, aktiviteti i shoqatës do të ndërpritet përkohësisht deri në gjetjen e një donatori./21Media

Back to top button