Komuna e Prishtinës rrit tarifat e taksive
Komuna e Prishtinës ka vendosur çmimoren e re për taksitë. Sipas njoftimit, tarifa startuese e taksive nga 1.50 cent është bërë 2 euro.
Në dokumentin zyrtar të Komunës së Prishtinës, të nënshkruar nga kryetari Përparim Rama, bëhet e ditur se vendimi është marrë të premten që shkoi, më 11 mars.
Kosova është përballur me rritje çmimesh edhe para shpërthimit të luftës në Ukrainë.
Sipas këtij dokumenti, vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit të Ramës./21Media
Sipas këtij dokumenti, vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit të Ramës./21Media