Organizatat dhe federatat sindikale të shqetësuara pas miratimit të Ligjit për Paga dhe Zyrtarët Publikë

Konsorciumi për të Drejtat e Punës dhe Koalicioni për Drejtësi ka reaguar pas miratimit të dy projektligjeve për Pagat në Sektorin Publik dhe Projektligjin për Zyrtarët Publikë në Kuvendin e Kosovës
Konsorciumi për të Drejtat e Punës dhe Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-Ekonomike shprehin shqetësimin lidhur me vërejtjet dhe problemet për këto dy projektligje, të ngritura edhe më parë nga organizatat e nënshkruara në këtë reagim, organizata të tjera të shoqërisë civile dhe sindikale, si dhe organizata ndërkombëtare në Kosovë.
“Ligji për Pagat, i cili ka për qëllim të harmonizojë pagat në sektorin publik, është miratuar pa e përcaktuar vlerën monetare të koeficientit i cili përdoret për të caktuar lartësinë e pagave, duke pamundësuar kështu diskutimet më të thella mbi vlerat e pagave nga grupe të ndryshme shoqërore, si dhe duke cenuar parimet e sigurisë juridike dhe ligjshmërisë.Për më tepër, Ligji për Zyrtarët Publik, i cili ka për qëllim rregullimin e marrëdhënies së punës së zyrtarëve publik në institucionet e Republikës së Kosovës, në formën në të cilën është miratuar rrezikon të shtojë ndikimin politik në shërbimin civil.
Konsorciumi për të Drejtat e Punës dhe Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-Ekonomike shprehin shqetësimin që miratimi i këtyre dy ligjeve i cili sipas tyre në këtë formë rrezikon ta kthejë tërë procesin në pikën zero, varësisht nga vlerësimi i kushtetutshmërisë nga Gjykata Kushtetuese.
“Po ashtu, nënvizojmë edhe nevojën që ligjet e një rëndësie të tillë të miratohen me dakordim më të gjerë politik në Kuvendin e Kosovës. “, thuhet në reagim./21Media

 

Back to top button