Organizohet Kampionati Individual i Kosovës për U21

Më 10 mars me fillim nga ora 10:00 është paraparë të organizohet Kampionati Individual i Kosovës për U21 në sallën e pingpongut të Pallatit të rinisë në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur komisioni i garave përmes një komunikate për media.

“Sipas rregullores për sistemin e garave të drejtë paraqitje për këtë grup moshë kanë lojtarët e moshës 12 deri 21 vjeçare, (të lindur në periudhën 01/01/2003 deri 31/12/2012). Paraqitjen e lojtarëve të klubit tuaj duhet ta bëni deri të mërkurën me 6 mars në ora 16:00 vetëm në email komisionigarave@fppk.com. Paraqitjen e lojtarëve luteni ta bëni sipas renditjes alfabetike”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet e ditur se shorti do të hidhet të mërkurën me 6 mars përmes platformës zoom./21Media

Back to top button