Organizohet turne për ditën e Pavarësisë

Liga e Veteranëve të futbollit kosovar, së bashku me tifo-grupin Dardanët, për ditën e Pavarësisë së Kosovës, organizojnë turne në të cilin do të marrin pjesë Kombëtarja e veteranëve të Kosovës,  Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë dhe Kombëtarja e veteranëve të Greqisë.
Turneu mbahet  më 17 shkurt nën patronatin e FFK-së, derisa ndeshjet zhvillohen në Kampin Nacional në Hajvali./21Media 
Orari i ndeshjeve:
Veteranët e Kosovës – Veteranët e Greqisë (ora 11:30).
Veteranët e Shqipërisë – Veteranët e Greqisë (ora 12:15).
Veteranët e Kosovës – Veteranët e Shqipërisë (ora 13:00).
 

Back to top button