Klopp tregon arsyen se pse Salah e Mane janë të fortë fizikisht

Jurgen Klopp ka folur për dyshen e Liverpoolit Mohamed Salah dhe Sadio Mane, pas paraqitjeve të tyre heroike në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Salh dhe Mane do jenë edhe sonte në fushë kundër Interit. Klopp thotë se ndër faktorët kyç që ua ka mundësuar atyre të jenë të freskët dhe të gatshëm kaq shpejt është fakti se asnjëri prej tyre nuk pi alkool.
“Ata nuk pinë, prandaj janë në gjendje të mirë fizike një ditë pas ndeshjes. Të dy janë forcë e natyrës dhe shpresoj se do të jetë të gjithë përgjithmonë!” shtoi ai.
Klop ka përmendur arsyem pse ata vazhdojnë ta ruajnë forcën dhe shëndetin fizik për shkak së nuk pinë alkool./21Media 

Back to top button