Organizoi aheng familjar me 70 të ftuar, arrestohet një person

 

Në fshatin Rogovë të Gjakovës është arrestuar një person i dyshuar për mospërfillje të vendimeve të Qeverisë. I dyshuari kishte organizuar aheng familjar me 70 të ftuar. Policia ka shpërndarë të ftuarit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria, gjatë një ahengu familjar ka ftuar tubuar rreth 70 persona të cilët ishin të pranishëm. Të njëjtit janë shpërndarë ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia./21Media

Back to top button