Orges Bunjaku zyrtarisht me Kosovën

Futbollisti i talentuar kosovar, Orges Bunjaku ka qëndruar sot në Federatën e Futbollit të Kosovë, ku është pritur nga kryetari Agim Ademi dhe KE i FFK-së, me ç’rast, është zyrtarizuar vendimi i lojtarit për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës.
Ademi, siç ka informuar FFK, e ka përgëzuar Orgesin për vendimin e marrë dhe i ka shprehur mirëseardhje në ekipin dardan, derisa ka falënderoi edhe prindërit e tij dhe të gjithë lojtarëve tjerë që i kanë rritur dhe edukuar fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë.
Ndërkaq, Orges Bunjaku e ka falënderuar Ademin për interesimin e vazhdueshëm dhe është shprehur i lumtur që në të ardhmen do ta përfaqësojë vendin e prindërve të tij. Ai ka theksuar se e pret me padurim ditën kur do ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe do të jap maksimumin e tij për t’i arritur objektivat.
Bunjaku është lindur në Zvicër dhe deri tani ka përfaqësuar këtë shtet në të gjitha ekipet kombëtare të grupmoshave. 20-vjeçari aktualisht luan në kategorinë e dytë të futbollit francez, Grenoble, ku është transferuar nga skuadra e njohur zvicerane, Basel./21Media

Back to top button