Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbajti koncertin premierë

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës ka mbajtur mbrëmë koncertin premierë të vitit 2022.
Siç u bë e ditur në njoftimin e MKRS-së, koncerti u mbajt në Sallën e Kuqe, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.
Nën udhëheqjen e dirigjentit izraelito-gjerman, Maayan Franco dhe pianistit shqiptaro-rumun, Herman-Med Cerisha janë interpretuar koncerti për piano dhe orkestër nga kompozitori Edvard Grieg dhe Simfonia në d mol e kompozitorit Cesar Franck.
Për të ndjekur koncertin i pranishëm ishte edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./21Media

Back to top button