Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjenden nëntë granata dore në Prizren

Dje gjatë ditës një dëshmitar ka raportuar në polici se ka hasur në mjete të pashpërthyera në Prizren.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të identifikojë nëntë granata dore të pashpërthyera. Policia ka njoftuar se njësitet e FSK-së kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar njërën nga granatat, ndërsa tetë të tjerat i ka deminuar në formë të sigurtë, për t’i trajtuar më tutje.
Njësitet policore pas pranimit të informatës nga dëshmitari mashkull kosovar për mjete të dyshuara të pashpërthyera, kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin dyshohet se janë nëntë (9) mjete të pashpërthyera, granata dore. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, në vendin e ngjarjes ka bërë shpërthimin e një granate në mënyrë të kontrolluar ndërsa tetë (8) të tjera i kanë tërhequr në mënyrë të sigurtë për trajtimin të mëtejshëm”, ka njoftuar Policia e Kosovës./21Media
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button