Orlando uroi VV-në, pret formimin e Qeverisë në kohë

 

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando sot ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur në zgjedhjet e së dielës dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor.

Ai ka deklaruar përmes një postimi në twitter se presin formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit.

“Populli foli! Sipas rezultateve paraprake, uroj Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor. Secili fiton kur demokracia lulëzon! Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit!”, ka shkruar Orlando në twitter.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit nga numërimi i votave në të gjitha komunat për zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje prin me 47.85% të votave. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 17.41% dhe në vendin e tretë, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.43%, Nisma Socialdemokrate me 2.60%, nuk e kaloi pragun.

Back to top button