Një 80 vjeçare vdiq si pasojë e zjarrit

 

Një grua e moshës 80-vjeçare vdiq si pasojë e një zjarri që ndodhi sot në mëngjes, në Zhillcë të Tetovës.

“Në ora 7 e 10 minuta në SPB Tetovë është denoncuar një zjarr i cili është shkaktuar nga një objekt ndihmës i shtëpisë në fshatin Zhillcë të Tetovës, ku ka qëndruar dhe është gjetur e vdekur 80-vjeçarja, R.Gj. nga ky fshat. Zjarri është denoncuar nga biri i tij, 44-vjeçar, dhe është shuar në tërësi nga Njësiti i kundërzjarrit të Tetovës”, njoftuan nga SPB Tetovë.

Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit, raporton TV21./21Media

Back to top button