Ortek në Brezovicë, Policia jep detaje

Një ortek ka rënë sot në Brezovicë.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, ka thënë për rtv21.tv se ende nuk kanë informata për të lënduar dhe se ekipet e Policisë janë atje.
“Janë njoftuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe ekipet e tyre të kërkim-shpëtimit”, ka thënë Veseli.
rtv21.tv ka kontaktuar dhe Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, por ata kanë premtuar se më vonë do të dërgojnë informata.
Ndryshe, ditë më parë ekipet e kërkim-shpëtimit kishin paralajmëruar se mund të ketë lëshim të ortekëve për shkak të reshjeve të borës./21Media

Back to top button