OSBE: Dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme

Misioni i OSBE-së në Kosovë i ka dënuar sulmet që janë bërë ndaj ushtarëve të KFOR-it, ekipeve të EULEX-ut, si dhe gazetarëve në komunat veriore të vendit.

EULEX thotë se dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme.

“Ne dënojmë sulmet e fundit ndaj ekipeve të EULEX-it dhe mediave dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna dhe të krijojnë hapësirë ​​për kthimin  në procesin e dialogut si çështje urgjente. Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it. Dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme. Qetësia duhet të rivendoset menjëherë”, thuhet në njoftimin e OSBE-së./21Media

Back to top button