KFOR: Ushtarët e lënduar janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor

KFOR-i ka njoftuar se disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra nga shpërthimi i mjeteve ndezëse gjatë protestave nga qytetarët serbë aktualisht janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.
”Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, personalisht po e përcjell zhvillimin e situatës dhe shpreh ngushëllimin e tij për burrat dhe gratë e misionit të lënduar gjatë përleshjeve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Ai theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?