OSBE e quan zhgënjyes vendimin e Listës Serbe për bojkot, ndërsa i sygjeron KQZ-së shmangien e kamerave në vendvotime

Misioni i OSBE- së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Listës Serbe për të bojkotuar votimin e 21 prillit në katër komunat veriore.

OSBE i ka quajtur këto deklarata janë zhgënjyese dhe që I dekurajojnë votuesit të marrin pjesë në votim.

“Pavarësisht deklaratave zhgënjyese partiake politike që i ka dekurajuar votuesit të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, do të jetë në dorën e votuesve në secilën komunë të vendosin nëse duan apo jo të votojnë për shkarkimin e kryetarëve më 21 prill. Pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve në procese demokratike dhe institucione është thelbësore në lehtësimin e normalizimit”, thuhet në deklaratën e OSBE-së.

Derisa OSBE ka reaguar edhe për vendimin e KQZ-së për vendosjen e kamerave nëpër vendvotime, duke e këshilluar KQZ-në që të shmangë “qasjet inovative, si përdorimi i kamerave në vendvotime, të cilat do të kërkonin shqyrtim më të plotë dhe konsultim të duhur”./21Media

Back to top button