OSBE në takim me përfaqësues të serbëve përfshirë Listën Serbe: Dëgjuam shqetësimet e tyre

Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të serbëve në Kosovë.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Lista Serbe, që kishte iniciuar braktisjen e institucioneve të Kosovës, për t’u rikthyer më pas vetëm në Kuvendin e Kosovës.

Sipas njoftimit të OSBE-së në platformën X, në këtë takim është folur edhe për çështjen e dinarit.

“Shkëmbim i mirë me përfaqësuesit e komunitetit serb të Kosovës. Dëgjuan shqetësimet e tyre dhe përsëritën nevojën për konsultime dhe komunikim në kohë dhe gjithëpërfshirëse me ata që preken nga vendimet. Theksuam nevojën që interesat legjitime të komunitetit të përfaqësohen në institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet”., thuhet në njoftim./21Media

Back to top button