Osmani: 23 vjet më parë, Prishtina e ndjeu lirinë

Presidentja, Vjosa Osmani –Sadriu ka kujtuar 23 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.
Osmani tha se 23 vjet më parë Prishtina e ka ndjerë lirinë.
”Në kujtim të kësaj dite, përulemi para të gjithë atyre që ndihmuan dhe kontribuuan për lirinë tonë”, është shprehur Osmani.
Kjo e fundit ka theksuar se vajzat dhe djemtë e UÇK-së nga njëra anë dhe paqeruajtësit e NATO-s nga ana tjetër, mundësuan realizimin e ëndrrës së brezave për liri e pavarësi.
”Do ta kujtojmë përherë këtë ditë, duke nderuar të gjithë dëshmorët që ranë, duke e mirëmbajtur lirinë tonë dhe duke e forcuar Republikën çdo ditë e më shumë”, u shpreh tutje Osmani./21Media 

Back to top button