Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: 26 vjet më parë, mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu është drejtuar popullit me një mesazh me rastin e  12 qershorin, Ditën e Çlirimit.

Në këtë mesazh ajo ka vlerësuar Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s.

Mesazhi plotë:

Në këtë ditë, 26 vjet më parë, mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa: 50 mijë ushtarë të NATO-s hynë në vendin tonë të stërvuajtur duke kontribuar në çlirimin e një populli që ishte shtypur me shekuj, e mbi një milion shqiptarë u kthyen në shtëpitë e tyre.

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë. Në atë ditë historike, ata sollën dritë pas një errësire të gjatë dhe e bënë lirinë realitet.

Pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps.

Kosova e lirë, e pavarur, demokratike, e përjetshme! Sepse përjetësinë ia dhanë dëshmorët e martirët e lirisë! /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button