Shu e diell, mot i paqëndrueshëm javën e ardhshme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshje lokale shiu me intensitet të dobët deri mesatar priten kryesisht të martën, të mërkurën dhe vende-vende të premten, ndërsa në disa zona reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime elektrike.
Temperaturat do të pësojnë rënie graduale në mesjavë, sidomos temperaturat minimale, të cilat në disa vise mund të zbresin deri në 3°C. Temperaturat maksimale gjatë javës do të lëvizin kryesisht ndërmjet 15 dhe 23°C. Do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga jugperëndimi në fillimjavë, ndërsa nga mesi i javës do të dominojnë erërat nga verilindja dhe veriperëndimi.
Sipas njoftimit të IHMK-së, kushtet agrometeorologjike në përgjithësi paraqiten të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, sidomos për perimet pranverore, drithërat dhe pemëtarinë.
“Reshjet e herëpashershme do të ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë në tokë, megjithatë temperaturat më të ulëta gjatë orëve të mëngjesit në mesjavë mund të shkaktojnë stres te kulturat më të ndjeshme në viset e ulëta dhe lugina. Fermerëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë trajtimeve me preparate mbrojtëse, duke i realizuar ato në intervalet pa reshje dhe me erëra të dobëta”, thuhet në njoftim.
Sa i përket cilësisë së ajrit, ajo pritet të mbetet kryesisht e mirë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit, falë qarkullimit të masave ajrore dhe erërave të lehta që do të ndikojnë në shpërndarjen e ndotësve atmosferikë. Në zonat urbane mund të ketë rritje të lehtë të koncentrimit të ndotësve gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes, por pa ndikime të theksuara në shëndetin e qytetarëve.
E hënë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: 7-11°C Temperaturat maksimale: 19-23°C. Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.
E martë
Mot i ndryshueshëm, intervale me diell dhe vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime elektrike. Temperaturat minimale: 6-9°C. Temperaturat maksimale: 17-20°C. Era: nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale: 4-6°C. Temperaturat maksimale: 15-18°C. Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.
E enjte
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale: 3-5°C. Temperaturat maksimale: 15-18°C. Era: nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.
E premte
Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale: 5-7 °C. Temperaturat maksimale: 17-20°C. Era: nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?