Osmani: 6000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta për të votuar
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo, mohimit të të drejtës së shqiptarëve në Serbi për të votuar.
Në një postim në Twitter Osmani ka shkruar që “sipas raportimeve, 6000 shqiptarëve në Serbi i është mohuar e drejta e tyre themelore për të votuar për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative”.
Ajo tutje ka kërkuar nga Komuniteti ndërkombëtar që të dënohet fytyra e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë.
According to reports, 6,000 Albanians in Serbia were denied their fundamental right to vote because of Serbia’s deliberate passivization campaign to ethnically cleanse through administrative means.
The intl’ community must condemn the true face of Serbia’s authoritarianism.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 3, 2022
Qytetarët e Serbisë sot votuan për presidentin dhe përbërjen e re të parlamentit.
Njëkohësisht në disa bashkësi lokale janë mbajtur gjedhjet për organet e vetëqeverisjes lokale./21Media