Osmani: Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku i cili u vra në veri e përjetësoi jetën e tij duke rënë për Kosovën.
“Dje i dhamë lamtumirën heroit Afrim Bunjaku.Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli. Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi.Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje. Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij. Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut. Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku është vrarë më 24 shtator, nga persona të armatosur, rreth 30 sosh, të cilët sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës./21Media