Osmani: Aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur pas takimit me ambasadoren amerikane në OKB, Dorothy Shea, me të cilën thotë se ka diskutuar për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.
Osmani thotë tutje se ka marrë rikonfirmimin se Kosova mbetet partner i ngushtë strategjik i SHBA-ve, dhe se aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara.
“Mirënjohëse për riafirmimin e qartë të Shteteve të Bashkuara se Kosova mbetet partner i ngushtë strategjik i SHBA-ve dhe se aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara. Ndër të tjera, dje në New York, në takim me të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea, diskutuam edhe për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?