Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i kontribuonte paqes në rajon e botë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdim të vizitës në Kanada është takuar me udhëheqësin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer.
Ajo me këtë rast ka theksuar vizionin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO, i cili do t’i kontribuonte jo vetëm paqes e stabilitetit në vendin tonë, por edhe në rajon e më gjerë.
“Kam shprehur mirënjohjen për angazhimin e forcave të NATO-s në Kosovë ndërkaq Admirali Bauer ka shprehur falënderimin e NATO-s për vendimin e Kosovës për pranimin e refugjatëve afganë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Gjatë kësaj vizite në Kanada, Osmani dje ka mbajtur një fjalim në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, në të cilin ka folur për perspektivën e Republikës së Kosovës dhe sfidat me të cilat është ballafaquar vendi ynë, si në fushën e sigurisë ashtu edhe në përballjen me pandeminë./21Media

Back to top button