Real Madridi fiton me spektakël si mysafir i Granadas

Real Madrid ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Granada, në kuadër të xhiros së 14-të në La Liga.
“Los Blancos” triumfuan me rezultat bindës 1 – 4.
Marco Asensio fillimisht kaloi Realin në epërsi pas një asistimi nga Kroos (19′).
Gjashtë minuta më vonë, Kroos asistoi sërish, veçse këtë herë te Nacho Fernandez, që shënoi nga afërsia (25′).
Granada arriti ta ngushtoi epërsinë me anë të një supergoli nga distanca i Luis Suarez (34′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Në pjesën e dytë, Real Madrid dominoi për plotë 45 minuta, ku shënoi edhe dy herë të tjera.

Fillimisht, Vinicius Junior shënoi golin e tretë pas një asistimi të Luka Modric (56′).

Gjërat u vështirësuan për Granadan, pasi Monchu u ndëshkua direkt me të kuq, pas një ndërhyrje të rëndë te Vinicius Junior.
I nervozuar me këtë vendim ishte edhe trajneri Moreno, ku pas disa ankesave, gjithashtu mori kartonin e kuq.
Fitoren e Realit e vulosi mbrojtësi Ferland Mendy, me një gol nga afërsia pas një asistimi të Casemiros (76′).
Me këtë fitore, Real Madrid rimerr kreun me 30 pikë, derisa Granada renditët në pozitën e 18-të me 11 sosh

Back to top button