Osmani: Asociacioni nuk është kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është fokus i angazhimit i të gjitha institucioneve ka thënë presidentja Vjosa Osmani. Sipas, themelimi i Asociacionit nuk është kusht për anëtarësim të plotë në Këshill. Ish-ministri Enver Hoxhaj thotë se Qeveria nuk ka agjendë të politikës së jashtme për të lobuar për anëtarësim të plotë në Këshill të Evropës dhe jo vetëm.

Presidentja, Vjosa Osmani, u zotua se institucionet mbetet të përkushtuar për anëtarësim të plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në mekanizma të tjerë evropianë.

‘’Kosova ka ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm që shtetet ta përkrahin anëtarësimin e Kosovës. Të gjitha nivelet e institucioneve të Kosovës janë angazhuar me liderët e shteteve për mbështetjen e anëtarësimit në Këshill”, tha Osmani.

Në anën tjetër, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, thotë se nuk sheh angazhim të lidershipit kosovarë për të lobuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin Evropës.

‘’Çfarë unë po shoh prani të lidershipit në ngjarje lokale në Kosovës në vend se të ishin në takime në shtete të ndryshme për të lobuar. Ky lidership nuk ka agjendë të jashtme”, tha Hoxhaj.

Si një kusht shtesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, konsiderohet se mund të jetë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por, presidentja Osmani thotë se kjo nuk mund të ndodh në këtë fazë të rrugëtimit.  Ajo rikujtoi se Kosova është zotuar për themelimin e Asociacionit me marrëveshjen bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

“Mos të harrojmë që për themelimin e tij është dhënë përkushtimi i plotë më 2013 nëpërmjet ratifikimit, por ky është përsëritur në marrëveshjen e fundit, atë bazike të 27 shkurtit 2023. S’është përkushtim i marsit 2024, por i marrëveshjes bazike së vitit 2023 që është pranuar nga delegacioni i Kosovës dhe siç e dini të gjithë përfshin edhe detyrimin për themelimin e Asociacionit. Kërkesë e imja ka qenë në letër që të përfshihet një pjesë ku çdo detyrim i Republikës së Kosovës të zbatohet në përputhje me të drejtën kushtetuese, ligjet e Republikës së Kosovës, me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Kushtetueses. Kjo është korniza jonë s’dalim kurrsesi jashtë saj”, tha Osmani.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, thotë se marrëveshja dhe planin feranko-gjerman kanë dështuar.

‘’Nuk ka dialog. Dialogu ka vdekur. Marrëveshja dhe plani franko gjerman kan vdekur. Krejtë cka ndodh në Bruksel diskutohet për dinarin e jo për zbatimin e marrëveshjes”, deklaroi Hoxhaj.

Në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mbi propozimin franko-gjerman parashihet që Serbia të mos e pengojë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Por, Serbia hapur e ka kundërshtuar këtë pikë./RTV21/21Media

Back to top button