Osmani: Barbaria e regjimit serb nuk njohu moshë, drejtësia është e domosdoshme

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Studenicës dhe atë të Llashticës.

Ajo sëris ka kërkuar drejtësi për masakrat që janë bërë na forcat serbe në Kosovë.

“25 vite më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në një nga ofansivat e tyre për shfarosjen e shqiptarëve dhe spastrimin etnik masakruan 6 të moshuar dhe 4 vajza të mitura të moshës 12-15 vjeçe, të familjeve Lipaj – Zeqiraj në Studenicë të Istogut.Barbaria e regjimit kriminal nuk njohu moshë, prandaj drejtësia është e domosdoshme dhe nuk do të ndalojmë asnjëherë në kërkim të saj.”, thuhet në përkujtimin e Osmani.

Ajo  po ashtu ka përkujtuar edhe  vrasjen e 13 shqiptarëve në Llashticë të Gjilanit.

“Të njëjtën ditë, më 13 prill 1999 makineria vrastare e Serbisë në Llashticë të Gjilanit, pushkatoi e më pas dogji 13 shqiptarë, ndër të cilët edhe Fisnik Shabanin, 2 vjeçar.Drejtësia për ta është angazhim i pareshtur i yni.Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka përfunduar presidentja./21Media

Back to top button