Osmani bën mësimin e parë në pilotim të helikopterit me pilotin që shërbeu në Kosovë

Presidentja e Ksoovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj vizite, ajo ka shkuar në kompaninë e helikopterëve Bell ku ka bërë edhe mësimin e parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane.

“Në Fort Worth të Teksas, vizita në kompaninë e helikopterëve Bell dhe mësimi i parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Back to top button